Seanca për përjashtimin e Kosovës nga EQAR mbahet të mërkurën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme për përjashtimin e Kosovës nga Regjistri Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart (EQAR) të mbahet të mërkurën.

Deputetja e VV-së Albulena Haxhiu tha se përveç kësaj të enjten do të mbahet një seancë tjetër në lidhje me dhunën në familje që përkon edhe me Ditën e Gruas 8 marsin.

Ndërsa tha se në këtë mbledhje nuk u diskutua për demarkacionin dhe se nuk ka asnjë informacion se kur do të mbahet kjo seancë.