Seanca e Kuvendit më 24 gusht

Vazhimi i seancës konstituive do të mbahet më 24 gusht në ora 10.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në takimin konsultativ ku ishte i pranishëm edhe koalicioni LAA, ka thënë se PAN kërkon qe seanca të mbahet javën e ardhshme, përkatësisht më 24 gusht.

Ai ka bërë me dije se kandidati i vetëm për kryeparlamentar është Kadri Veseli.

Poashtu ai ka kërkuar edhe nga përfaqësuesit e partive politike të pajtohen më këtë datë.
Hoxhaj kërkoi që të mos organizohen seanca të tilla siç janë mbajtur deri më tash dhe të shfrytëzohet foltorja për fjalime politike.

Por Propozimi i nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj për mbajtje të seancën më 24 gusht fillimisht është kundërshtuar nga kryesuesi i seancës Adem Mikullovci.

Ndërsa ka kërkuar që PAN kërkesën e tyre për seancë ta paraqesin më shkrim në Kuvend.

Propozimi I Hoxhajt u kundërshtua edhe nga koalicioni LAA.

Ndërsa minoritetet mbështeten propozimin e PAN-it që séance të mbahet më 24 gusht.

Në fund kryesuesi Mikullovci vendosi që të caktojë datën 24 gusht për mbajtjen e séances konstituive, e cila pritet të mbahet në ora 10.