O i Dërguar i Allahut!
Në qiellin e shtatë u ngjite dhe kur në tokë u ktheve
Sandalet i qepje
Delen e milje
E me të varfërit ushqimin haje
Se të mëdhenjtë sa më shumë të lartësohen aq më modestë bëhen.
Dole me shokët e vendosët mish të gatuanit
I pari tha: Unë delen do të therr
I dyti: Unë atë do e rrjep
I treti : Unë atë do e copëtoj
E ti o Dërguar i Zotit the: Unë drutë do mbledh
Se të mëdhenjtë kurrë nuk pranojnë nga të tjerët të dallohen
Në dorën tënde pasuri e madhe u gjend
Nxitove pas nevojtarëve derisa veten tënde pa asgjë e le
Vdiqe e pazmorja jote peng tek një hebre ishte.
Se të medhenjtë të virtytshëm janë
U prive njerëzve për namaz e Hasani në shpinë t’u ngjit.
Kokën nuk e ngre derisa nipi të zbresë
Një herë tjetër falesh e të qarën e fëmijës tek rreshti i grave e dëgjon, namazin e lehtëson dhe leximin mëshirë për zemrën e nënës e shkurton
Se të mëdhenjtë për të mëshiruar të tjerët janë
Nuk pranon nga shokët që të ngrihen për të të madhëruar.
Derisa në mexhlis njëherë pa u ndjerë futesh dhe shokët instiktivisht në këmbë ngrihen e shenjat e mospëlqimit tek e jotja fytyrë duken
Derisa me vargje t’u drejtuan:
Të ngrihesh për të dashurin është obligim
E të lësh obligimin nuk është e drejtë
A mundet dikush që ka mendje e logjikë të shohë këtë bukuri e mos të lëvizë.
Ti buzëqesh dhe me ta kënaqesh.
Se të mëdhenjtë të falin dinë.
Salavate e selame për ty o Resulullah
Përktheu: Mevlad Çollaku