Ballina Arritje Teknologji Së shpejti reklamat në Instagram do të jenë të vështira të injorohen

Së shpejti reklamat në Instagram do të jenë të vështira të injorohen

Me reklamat e reja, të cilat janë vënë re nga disa përdorues, ju nuk mund ti kaloni në kohështrirje derisa të ketë përfunduar ajo që quhet “ad break.”

Reklamat në Instagram së shpejti do të jenë shumë më të vështira për tu injoruar. TechCruch raportoi se Meta është duke testuar një lloj reklame në kohështrirjen e Instagram që nuk mund të shmanget dhe kompania e quan “ad break.”

Me reklamat e reja, të cilat janë vënë re nga disa përdorues, ju nuk mund ti kaloni në kohështrirje derisa të ketë përfunduar ajo që quhet “ad break.”

Sipas imazheve të postuara në Reddit, këto ndërprerje reklamash janë disa sekonda të gjata, edhe pse mbetet për tu parë kohëzgjatja e tyre në versionin final.

Edhe pse reklama të tilla janë të zakonshme në platforma si YouTube, është një format i ri dhe më agresiv për Instagram.

Vlen të theksohet se kompania po eksperimenton me reklamat në kohështrirjen e saj dhe jo në Reels apo Stories ku video reklamat janë më të zakonshme por që mund të shmangen.

Exit mobile version