Së shpejti me radarë statikë në rrugët e Kosovës

Shumë rrugë të Kosovës, nga fillimi i vitit të ardhshëm do të bëhen me radarë statikë. Lajmin e ka bërë të ditur Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Kemi paraparë që në një të ardhme të afërt t’i ngritim kapacitetet tona edhe me pajisje mobile që mund të vendosen edhe nëpër vetura zyrtare, për të qenë më efikas dhe efektiv në menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor, identifikimin e kryesve të kundërvajtjeve në rrugë, me të vetmin qëllim: parandalimin e aksidenteve në trafik dhe zvogëlimin e numrit të tyre”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.