Meqenëse diskursi fetar modern është tejshpuar nga rrymat moderne si ajo e “imazhit” (dukjes) si pjesë përcaktuese e përkatësisë, ka bërë që edhe ne të kësaj kohe të njohim pothuajse vetëm sunetet e trupit (dukjes) dhe nuk e dimë që së pari janë sunetet e shpirtit dhe të zemrës, para atyre te trupit.
Ja një shembull i Sunetit të zemrës.
Transmetohet nga Seid bin El-Musejab se Enes bin Malik ka thënë: ” I Dërguari i Zotit (a.s), më tha: “Biri im, nëse të jepet mundësia të zgjohesh e të ngrysesh dhe në zemrën tënde nuk ke tradhëti e hile për askënd, atëherë vepro kështu.” Pastaj më tha: “O biri im, kjo është nga Suneti im, dhe kushdo që jeton Sunetin tim, ai më ka dashur mua dhe kush më do mua do të jetë me mua në Xhenet.”
(Shënon Imam Tirmidhiu)
Vladimir Kera