Të paktën 45 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, besohet se janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim vetëvrasës brenda një tempulli fetar në provincën jugperëndimore Sindh.
Një sulmues vetëvrasës shpërtheu veten brenda në hollin kryesor të tempullit sufit Lal Shahbaz Qalandar, në qytet Sehwan, rreth 300 kilometra jashtë Karaçit.
Imdad Soomro, i tha një dëshmitari okular për Anadolu Agency se sulmuesi vetëvrasës hodhi në erë veten në një turmë të pranishmish.
Zyrtarët e shëndetësisë kanë frikë se numri i viktimave do të rritet, pasi dhjetëra prej të plagosurve thuhet të jenë në gjendje kritike.
Presidenti Mamnoon Hussain, dhe kryeministri Nawaz Sharif kanë dënuar sulmin terrorist i cili është i fundit nga një një seri sulmesh vetëvrasëse që kanë tronditur vendin.
Të paktën 52 vetë u vranë dhe mbi 100 janë plagosur nga një shpërthim i ngjashëm në një tempull fetar në Pakistanin jugperëndimore nëntorin e kaluar.