Se paku 30 persona jane zhdukur, dhe dyshohet se nuk i kane mbijetuar nje orteku qe perpiu nje hotel te vogel ne malet e Italise qendrore, njofton BBC. Orteku besohet se erdhi si pasoje e disa termeteve te njepasnjeshme qe ndodhen dje.
Agjencia italiane e lajmeve Ansa ka njoftuar se ka shume te vdekur si pasoje e ketij orteku.
Orteku perfshiu hotelin trekatesh ne Abruzzo, nje zone e prirur per termete. Agjencia per mbrojtjen civile tha se po punohet shume qe te dergohen veturat emergjente ne hotelin Rigopiano ne fshatin Farindola, pasi rruget jane bllokuar nga bora. /MESAZHI/