Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Scholz takohet me Erdogan në Stamboll, në fokus të bisedimeve janë armatimet,...

Scholz takohet me Erdogan në Stamboll, në fokus të bisedimeve janë armatimet, emigracioni dhe Lindja e Mesme

Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet në Stamboll dhe pritet të takohet me presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan në orën 13:30. Pas takimit të dy liderëve, në pallatet e Dolmabahçes, në orën 15:30 do të vijojnë deklaratat e tyre të përbashkëta dhe një konferencë për shtyp.

Në axhendën e bisedimeve janë armatimet, emigracioni , Lindja e Mesme dhe lufta në Ukrainë. Ndër çështjet që pala turke i jep peshën kryesore është çështja e blerjes së avionëve luftarakë të gjeneratës së 5-të Eurofighter.

Anëtarët e mbetur të konsorciumit Eurofighter, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Spanja miratojnë shitjen e avionëve luftarakë Eurofighter Typhoon në Turqi, por kjo shitje ka “ngecur” në refuzimin e Gjermanisë.

Turqia është e interesuar të blejë të paktën 20 Eurofighter në fazën e parë, me vlerë 5.6 miliardë dollarë, por në total planifikon të blejë 40 luftëtarë evropianë të gjeneratës së 5-të. /abcnews

Exit mobile version