Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Scholz: Fëmijët në shkollë, jo më lockdown

Scholz: Fëmijët në shkollë, jo më lockdown

Olaf Scholz

Ne nuk do të kemi asnjë bllokim tjetër dhe mund t’i dërgojmë fëmijët tanë në shkolla, deklaroi zëvendëskancelari gjerman Olaf Scholz, gjatë një fjalimi në Bundestag.

Kandidati i SPD-së për kancelar theksoi se ”Gjermania ka arritur deri këtu, pra, duke e kaluar krizën pandemike, pasi vendi dhe qeveria ishin të bashkuar”.

”Numri i rasteve me koronavirus në Gjermani ka tejkaluar shifrën katër milionë”, sipas Institutit Robert Koch (RKI).

Në Gjermani 65,7 për qind e popullatës e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 61,2 për qind dozën e dytë. /atsh

Exit mobile version