SBASHK kërcënon me grevë në rast se vazhdon presioni për kompensim të orëve

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mbrojnë ligjet.

Sipas SBASHK-ut,  sot në seancën e Kuvendit është mirër të diskutohet për mungesën e kushteve elementare të punës në shumicën e shkollave të Kosovës se sa të merreni me një vendim jo ligjor të Ministrit Bytyqi.

SBASHK-u konsideron se çdo diskutim më parlament në dobi të vendimit, siç thonë ata, joligjor të Ministrit Bytyqi do të ishte ndërhyrje dhe presion në institucionin e drejtësisë.

Ata kanë paralajmëruar grevë në rast se siç thonë ata vazhdojnë presionet për kompensim të orëve mësimore.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, ju përfaqësues të popullit, duke parë se janë mbledhur nënshkrime dhe do të ketë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të diskutuar për gjendjen në arsim, madje thuhet edhe për orët e humbura gjatë grevës ju drejtohemi me apelin që të mbroni ligjet, që ky Parlament i ka votuar dhe mos cenoni pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

Të nderuar deputetë Ligji për grevat i Republikës së Kosovës e njeh grevën si veprim demokratik dhe nuk obligon grevistët që orët a ditë e humbura në grevë të kompensohen.

Ministri Bytyqi nxori një vendim të pabazuar në ligj dhe bashkë me një pjesë të Drejtorëve të Drejtorive Arsimore e të disa shkollave filluan një presion të paparë ndaj mësimdhënësve për kompensim të orëve të humbura në grevë.

SBASHK duke e konsideruar me të drejtë këtë vendim jo ligjor ngriti padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë duke kërkuar që institucioni i drejtësisë të vlerësojë ligjshmërinë e këtij vendimi dhe SBASHK-u publikisht është deklaruar se do ta respektojë verdiktin e gjykatës. Mendojmë se çdo diskutim më parlament në dobi të vendimit joligjor të Ministrit Bytyqi do të ishte ndërhyrje dhe presion në institucionin e drejtësisë.

Deputetë të nderuar ju sot është më mirë të diskutoni për mungesën e kabineteve të informatikës, kimisë, fizikës e lendeve të tjera, për mungesën e sallave të edukatës fizike, për gjendjen e mjerë të nyjave sanitare , pra për mungesën e kushteve elementare të punës në shumicën e shkollave të Kosovës , mungesa këto që ndikojnë shumë në procesin mësimor e edukativ se sa të merreni me një vendim jo ligjor të Ministrit Bytyqi.

Sot duhet t’i qortoni Ministrin dhe një pjesë të drejtorëve , të cilët duke bërë presione për zëvendësimin e orëve të humbura në grevë, por pengojnë procesin mësimor. Duhet t’i qortoni e të merrini masa ndaj drejtorëve, si rasti në Mitrovicë, kur drejtori jep urdhër me shkrim , që duhet zëvendësuar orët edhe për ditët që mësimdhënësi ka qenë i sëmurë dhe në pushim mjekësor. A ndodh kund në botë kjo?

Të nderuar deputetë ju informojmë publikisht se nëse vazhdohet me presione ndaj mësimdhënësve për të zëvendësuar orët e humbura gjatë grevës , SBASHK-u duke dëgjuar zërin dhe kërkesën e punëtorëve të arsimit të Kosovës do të shpall grevë si reagim ndaj këtyre presioneve.

Ju kujtojmë se mësimdhënësit e Kosovës janë unik në respektimin e vendimit të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut që mos të kompensohen orët e humbura gjëtë grevës as të shtunave, as në pushimin pranveror e as ndonjë herë tjetër. Ju kujtojmë po ashtu se edhe pa këto kompensime plani e programi mësimor do të realizohet së paku 90 %