Krahas Antonio Contes, edhe Maurizio Sarri po shihet si opsion për ta zëvendësuar Stefano Piolin në krye të skuadrës së Milanit.
Madje, mediumet italiane raportojnë të hënën se Sarri është i gatshëm për ta marrë drejtimin e Milanit pasi nuk është aspak i kënaqur te Lazio.
Thuhet se Sarri po mendon largimin nga skuadra e Lazios këtë verë, ndonëse me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2025. Sarri, së shpejti pritet të kontaktohet nga drejtuesit e Milanit, të cilët me të përfunduar edicioni aktual pritet ta shkarkojnë Piolin.
Pioli është trajner i Milanit prej vitit 2019 dhe kontrata i skadon në vitin 2025. Para se të angazhohet te Lazio në vitin 2021, Sarri ka punuar edhe te Juventusi, Chelsea, Napoli e Empoli.