Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri kur kishte marrë detyrën e trajnerit kishte theksuar në konferencën për shtyp se Lazio ka shumë sulmues qendrorë.
Sipas “Corriere dello Sport”, Sarri tashmë e ka marrë vendimin e tij, pasi paqartësi kishte se cili nga Muriqi ose Kaisedo do të largoheshin.
E përditshmja italiane raporton se Kaisedo do të largohet nga Lazio, pasi Sarri ka vendosur që Muriqi do të jetë zëvendësuesi ideal për Çiro Immobilen.
Për Kaisedon, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022, Fenerbahçe është njëra nga skuadrat më të interesuara për të. /