Sarri fillon ta tregojë autoritetin e tij te lojtarët e Chelseas, shikojeni çfarë e pret Kepan

Pas veprimit skandaloz në EFL Cup, Kepa Arrizabalaga u dënua me të holla nga Chelsea, por kjo nuk është e tëra.

Maurizio Sarri ka vendosur që ta lë atë në stol për përballjen e nesërme (e mërkure) ndaj Tottenhamit, përcjell lajmi.net

Trajneri italian dëshiron të dërgoj mesazh te lojtarët e Chelsea se nuk janë të pazëvendësueshëm, duke e lënë Kepan në stol.

Kështu, në vend të spanjollit do të startoj Willy Caballero, që poashtu nuk e kishte një situatë të këndshme në finalen që e humbën ndaj Manchester Cityt.