Receta:
– 500 gr sardele (nuk kisha te fresketa, keto ishin te ngrira dhe pa koke)
– 5 luge vaj ulliri
– 2-3 luge uthull rrushi
– 1/2 limon i prere ne feta te holla
– kripe sipas deshires (une i kripos mire)
– 2-3 gjethe dafine
– 2-3 thelba hudher
– pak rigon
Pergatitja:
Sardelet e pastruara i veme ne taven ku do i pjekim.
Aty shtojme me radhe kripen,piperin,vajin,uthullen,hudhrat,dafinen dhe i perziejme me dore.
Siper shperndajme edhe fetat e limonit dhe i veme te piqen ne furre ne temp. 250 grade rreth 20- 30 min.
I servirim me sallate jeshile ose me lakra te egra,buke te bardhe te thekur me vaj ulliri dhe nje gote vere dhe ju befte mire nese e provoni.
Eshte nje gje e shpejte dhe shume e shijshme, sidomos kur behet me sardele te fresketa te sapo nxjerre nga deti.