Sarandë – Gruaja vret burrin me sëpatë

Një grua dyshohet se ka vrarë burrin e saj me sëpatë në fshatin Metoq të Sarandës.

E.T., dyshohet se ka goditur burrin me sëpatë në kokë, Ll.T., teksa 55-vjeçari ishte duke fjetur gjumë.

Ndërkaq, e dyshuara është arrestuar.

“Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale“-njofton policia.

Ndërkaq, është bërë e ditur se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.