Triclosan që gjendet në sapunet antibakteriale, është ndaluar në një shtet të SHBA-së.
Hulumtimet tregojnë se përdorimi i sapunit antibakterial ndryshon përbërjen dhe popullatën e bakterieve në lëkurë, kjo në fakt mund të nxit më shumë shqetësime shëndetësore – në veçanti te fëmijët.
“Në një farë mënyre, përmes marketingut ose keqinformimit, ne jemi mësuar të besojmë se në qoftë se ne shpëtojm prej baktereve, ne do të përmirësojmë jetën dhe shëndetin tonë,” thotë Dr. Martin Blaser, drejtor i Programit të Mikrobiomeve Njerëzore në Universitetin e Nju Jorkut . “Në fakt, e kundërta është ndoshta e vërtetë.
Te fëmijët, sapunet antibakteriale mund të pengojnë zhvillimin dhe rritjen e nevojshme të sistemit imunitar. “Fëmijëria e hershme është një kohë kritike për të ndërtuar imunitetin”, thotë Blaser. “Ka shumë dëshmi se bakteret janë pjesë e zhvillimit të imunitetit.”
Ai shpjegon se ne jetojmë në një botë me baktere dhe shumica e tyre janë neutrale ose të dobishme për ne; shumë pak janë të dëmshme.
Një studim u bë me 1000 familje dhe u ndan në dy grupe: njëri grup ka përdorur për pastrim sapun antibakterial; tjetri grup, sapun të thjeshtë.
“Në bazë të shpeshtësisë së infeksioneve dhe sëmundjeve, nuk kemi gjetur absolutisht asnjë ndryshim në mes përdorimit të sapunit antibakterial dhe sapunit të zakonshëm,” thotë Dr. Elaine Larson, bashkë-autor i studimit dhe drejtor i Qendrës për Kërkime Ndërdisiplinore mbi Rezistencën e Antimikorbikëve në Universitetin e Kolumbisë.
Në fakt, Dr. Allison Aiello, një epidemiolog në Fakultetin Gilling për Shëndet Publik në Universitetin e Karolinës, tha që triclosan – një substancë kimike që gjendet në sapunet antibakteriale – në fakt mund të ndikoj në forcimin e disa baktere dhe nëanën tjetër të mbysë të tjerët.
Kjo nuk është ende plotësisht e argumentuar, por kjo e ka çuar tashmë shtetin e Minesotas në SHBA për të ndaluar triclosanin nga produktet për pastrim dhe përkujdesje personale.
“Ne jemi duke parë një numër më të madh mikrobeve që janë rezistent në antibiotik gjatë periudhave kur këto produkte me triclosan kanë qenë rreth e rrotull”, thotë Aiello.
Rëndësia e pastrimit nuk është te sapuni, por te lëvizjet fërkuese, thotë Larson. Lëvizjet fërkuese shkëputin mikrobet nga duart tuaja ose nga ndonjë sipërfaqe tjetër e lëkurës.
“Ideja se sapuni vret mikrobet është një keqkuptim. Sapuni vetëm ju ndihmon gjatë pastrimit të largoni mikrobet, ” thotë ajo. “Fërkimi është më i rëndësishëm.”
Kjo nuk do të thotë se pastrimi me substanca antimikrobike është i parëndësishëm, thonë ekspertët. Veçanti është e rëndësishme për personelin mjekësorë dhe njerëzit që kanë sistemin imunitar të dobësuar./Mesazhi/