Sapuni i mahnitshëm me kafe turke që përgatitet bashkë me kokrriza të kafes turke ndihmon në pastrimin e qelizave të vdekura të lëkurës suaj, mundëson hidratimin e lëkurës dhe kontribuon në pakësimin e problemit të celulitit. Ndërsa vaji i ullirit ushqen lëkurën, hidraton dhe zbut lëkurën tuaj. Përveç kësaj ndihmon në largimin e aromave të pakëndshme nga duart tuaja, si aroma e ushqimit, peshk, aroma e hudhrës, vaji i makinës etj., Çdo etapë e prodhimit të sapunit është me punim dore, prandaj edhe është normale që të ketë ndryshim ngjyre dhe pamjeje mes sapunëve.
Efektet “magjike” të sapunit natyral me kafe turke
Kjo situatë nuk pakëson ose nuk shton ndikimin e sapunit, si dhe mos harroni efektin masazhues të kokrrave të kafesë, pasi në sajë të këtij efekti do të ndjeheni të çlodhur sa herë që ta përdorni në dush. Në veçanti nëse e përdorni gjatë dushit të mëngjesit kjo do të ndihmojë në zgjimin tuaj dhe në përshpejtimin e metabolizmës. Sapuni në fjalë eleminon probleme, si skuqja dhe infeksioni në lëkurë. Zvogëlon poret, i tendos, i pastron dhe ju ndihmon që të keni një lëkurë të gjallëruar, të freskët, të ndritshme dhe të purifikuar. Është i përshtatshëm për çdo lloj lëkure, si dhe ndihmon në zgjatjen më shpejt të flokëve
Si mund ta përdorim?
Shkumëzojeni sapunin për 5 ose 15 sekonda. Mund ta përdorni në duar, fytyrë dhe lëkurë. Është vetëm për përdorim të jashtëm. Për të provuar nëse kemi alergji mund ta përdorni paraprakisht në një pjesë të vogël të trupit. Nëse jeni shtatzënë konsultohuni paraprakisht me mjekun.
©Frekuenca.com