Samsung tregon planin e saj për telefonët e palosshëm

Kreu i Samsung, DJ Koh ka thënë se kompania ka në plan të nxjerrë një telefon të ri të palosshëm çdo vit në tregje të zgjedhura.

Raporti pohon se smartfoni i parë i palosur Samsung do të lëshohet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Telefoni thuhet se është shumë i ndryshëm dhe do të fillojë një histori të ri në botën e kësaj teknologjie. Pajisja në thelb do të funksiononte si një tabletë që mbështillet në gjysmë.

Kur të paloset, pjesa e përparme e qelqit do të jetë një ekran i rregullt me ​​smartphone-in.