Samsung pret të shesë mbi 11 milionë njësi të fabletit të sapo-lansuar Galaxy Note 8. Kjo u zbulua nga drejtori i gjigantit të Koresë së Jugut, Koh Dong-jin, gjatë një interviste të kohëve të fundit.
Konkretisht, Koh tha se Galaxy Note5 – i cili ishte fableti i fundit Galaxy Note i lidhur me Samsung – shiti 11 milionë njësi dhe ata presin që Note 8 të shesë më shumë se kaq.
Ai, megjithatë, shtoi se dërgesat mund të ndryshohen, pasi kompania do të shesë edhe më shumë njësi Galaxy S8.
Qëllimi i Samsung për shitjet Galaxy S8 është 48 milionë. Pajisja tashmë ka shitur rreth 15% më shumë sesa Galaxy S7./Mesazhi/