Samsung lançon përditësimin e Korrikut për 26 smartfonë dhe tabletë Galaxy

Nuk ka asnjë funksionalitet të ri për mbarë linjën Galaxy, edhe pse disa modele ende po përditësohen në One UI 6.1 së bashku me këtë përditësim të fundit.

Ndërsa dikur ishte një prej kompanive më problematike me përditësimet, Samsung sot është një prej më konsistentëve me përditësimet e shpeshta të softuerit.

Ditën e sotme Samsung lançoi përditësimin e muajit Korrik 2024 i cili njëlloj si në të kaluarën përqendrohet tek përditësimet e sigurisë. Nuk ka asnjë funksionalitet të ri për mbarë linjën Galaxy, edhe pse disa modele ende po përditësohen në One UI 6.1 së bashku me këtë përditësim të fundit.

Samsung ka publikuar një raport të përditësimeve të sigurisë ku 33 të tilla janë adresuar nga Samsung dhe 25 nga Google në Android. Përditësimi rregullon edhe një problem me skanerin e shenjave të gishtërinjve në Galaxy A55.

Lista e smartfonëve të përditësuar me përditësimin e Korrikut vijon si mëposhtë:

Galaxy Z Fold 5
Galaxy Z Flip 5
Galaxy S23
Galaxy S23+
Galaxy S23 Ultra
Galaxy Z Fold 4
Galaxy Z Flip 4
Galaxy S22
Galaxy S22+
Galaxy S22 Ultra
Galaxy Z Fold 3
Galaxy Z Flip 3
Galaxy S21
Galaxy S21+
Galaxy S21 Ultra
Galaxy S21 FE
Galaxy S20 FE
Galaxy Note 20
Galaxy A55
Galaxy A54
Galaxy A34
Galaxy A14
Galaxy A53
Galaxy XCover 6 Pro

Përtej smartfonëve Samsung gjithashtu po lançon përditësimin për tabletët Galaxy si Tab S9 dhe Tab S9 Ultra. Për të kontrolluar nëse është i disponueshëm për ju shkoni në Settings > Software Update > Download and install.