Një informacion i publikuar nga OnLeaks tregon dizajnet e Galaxy S22 përfshirë modelin Ultra i cili vjen për të kënaqur pikërisht adhuruesit e Galaxy Note.
Shumë përdorues u ndjenë të tradhtur kur Samsung tha se nuk do të kishte një Galaxy Note në 2021 por kompania tashmë është gati tua rikthejë besimin.
Një informacion i publikuar nga OnLeaks tregon dizajnet e Galaxy S22 përfshirë modelin Ultra i cili vjen për të kënaqur pikërisht adhuruesit e Galaxy Note.
S22 Ultra do të jetë pasardhësi i Galaxy Note 20 me një dizajn shumë të ngjashëm dhe lapsin e famshëm S-Pen. Gjithashtu në pasqyrimet e përpunuara nga OnLeaks shfaqet një sensor i katërt në sistemin e kamerave të pasme që i mungonte S21 Ultra.
Modelet e tjera të linjës Galaxy S22 nuk do të jenë kaq emocionuese. S22 he S22+ (që mund të riemërohet në S22 Pro) nuk do të jetë shumë ndryshe nga S21 në pjesën e jashtme. Vihet re një ridizajnim i kamerës së pasme por asgjë më shumë.
Modeli bazë S22 do të ketë kamër kryesore 50-megapiksel nga 12-megapiksel aktualisht. Si në të kaluarën S22 vjen në dy variante, me procesorin Exynos dhe Qualcomm.
Data e debutimit të S22 mbetet ende një mister por S21 mbërriti vitin e kaluar në Janar. Nëse kompania përsërit të njëjtën axhendë, atëherë entuziastët e Note nuk do të vuajnë shumë gjatë. /PCWorld Albanian