Ballina Arritje Teknologji OpenAI tërheq mjetin për identifikimin e AI për pasaktësi

OpenAI tërheq mjetin për identifikimin e AI për pasaktësi

Rritja e papritur e ChatGPT ka ngritur alarmin për institucionet e edukimit të cilat frikësohen se studentët mund të mashtrojnë me punët e tyre.

Më pak se 6 muaj pasi krijuesi i ChatGPT, OpenAI, prezantoi një mjet për identifikimin e AI me potencialin për të ndihmuar mësuesit dhe profesionistët e tjerë, kompania vendosi ta largojë.

OpenAI mbylli mjetin javën e kaluar me arsyen se kishte një nivel të ulët saktësie.

Lajmi shton shqetësimet nëse kompanitë pas mjeteve AI mund të aplikojnë masa mbrojtëse ndaj inteligjencës artificiale.

Rritja e papritur e ChatGPT ka ngritur alarmin për institucionet e edukimit të cilat frikësohen se studentët mund të mashtrojnë me punët e tyre.

Shkollat publike në Nju Jork dhe Seattle kanë ndaluar përdorimin e ChatGPT në pajisjet dhe rrjetet shkollore.

Kur e prezantoi në muajin Shkurt, OpenAI tha se mjete identifikues AI do të kontrollonte nëse një ese ishte shkruar nga njeriu apo AI. funksiononte vetëm me tekstin në gjuhën Angleze.

Përgjigjet që jepte ishte pesë të tilla nga “Ka të ngjarë të jetë gjeneruar nga AI” në “e pamundur të jetë gjeneruar nga AI.”

Exit mobile version