Hardueri XR do të përfaqësojë edhe një bashkëpunim të ri me Meta dhe Microsoft por Samsung nuk hyn në detaje. Ka pasur spekulime se Microsoft mund të braktisë HoloLens 3 në favor të këtij projekti.
Evenimenti Unpacked i Samsung nuk ishte i përqendruar vetëm tek Galaxy S23 dhe Galaxy Book 3. Kompania zbuloi për Washington Post se është duke punuar në pajisje të “realitetit të zgjeruar” (ku përfshihet realiteti i shtuar, virtual dhe i miksuar).
Edhe pse detajet janë të pakta, hardueri do të ketë një version të ri të Android dizajnuar nga Google me në mendje veshjet teknologjike.
Nuk është aspak i ngjashëm me Android e modifikuar rëndë nga Meta që e quan Quest për pajisjet e realitetit të zgjeruar. Qualcomm është kompania që do të ofrojë çipet.
Hardueri XR do të përfaqësojë edhe një bashkëpunim të ri me Meta dhe Microsoft por Samsung nuk hyn në detaje. Ka pasur spekulime se Microsoft mund të braktisë HoloLens 3 në favor të këtij projekti.
Në një intervistë për The Post, presidenti i divizionit mobil të Samsung TM Roh tha se ekosistemi do të jetë gati përpara lançimit. Gjiganti i teknologjisë kërkon të shmangë gabimet e rivalëve të cilët debutuan një harduer të tillë pa mbështetjen e duhur.
Kujtojmë se Samsung nuk është i huaj në këtë industri. Në 2015-ën Samsung lançoi Gear VR që përdorte smartfonin si ekran por edhe njësi përpunimi. Në 2017-ën kompania hyri në pajisjet e realitetit të zgjeruar për kompjuterët me HMD Odyssey. Pas 2018-ës kompania e braktisi tregun duke e lënë në dorë të Meta dhe HTC.
Roh thotë se Samsung ka punuar në këtë iniciativë prej kohësh dhe ekzistojnë mundësitë që produkti i parë të vijë në Pranverë.
Microsoft është përballur me probleme në këtë industri çka bërë që të anulohen shitjet e HoloLens për qëllime ushtarake. Samsung po hyn në një industri e cila po braktiset nga disa prej lojtarëve më të mëdhenj. /PCWorld Albanian