Gjiganti Koreano-Jugor Samsung gjithashtu është duke konsideruar operacione të reja të prodhimit të çipeve në vend në vitet e ardhshme tha prestigjiozja Amerikane.
Dy prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të çipeve TSMC dhe Samsung Electronics janë duke diskutuar ndërtimin e fabrikave të prodhimit të çipeve në Emiratet e Bashkuara Arabe në vitet e ardhshëm të cilat mund të kapin vlerën e 100 miliardë dollarëve raportoi Wall Street Journal.
Ekzekutivë të lartë të TSMC kanë vizituar UAE kohët e fundit dhe mbajtur bisedime për një kompleks fabrikash të cilat kanë teknologjitë e fabrikave më të avancuara të TSMC në Tajvan tha WSJ.
Gjiganti Koreano-Jugor Samsung gjithashtu është duke konsideruar operacione të reja të prodhimit të çipeve në vend në vitet e ardhshme tha prestigjiozja Amerikane.
Figura të larta në Samsung Electronics vizituan Emiratet e Bashkuara Arabe kohët e fundit dhe diskutuan idenë, raportoi WSJ, duke shtuar se diskutimet ishin ende në fazat e hershme dhe mund të përballen me pengesa teknike.
Sipas kushteve që po diskutohen, projektet do të financohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku kompania vendase Mubadala do të ketë një rol qendror.
WSJ thotë se qëllimi kryesor i kompanive me fabrikat e reja ka qenë rritja e prodhimit global dhe uljes së çmimeve pa prekur fitimet. Ndërsa marrëveshjet teknologjike në rajon përshpejtohen, Uashingtoni duke më i shqetësuar se kurrë më parë për faktin se vendet e Lindjes së Mesme po shndërrohen në një përcjellës të teknologjive të avancuara Amerikane drejt Kinës.