Samsung dhe LG mbyllin fabrikat e tyre, shkak koronavirusi

Koronavirusi Covid-19 i ka detyruar gjigantët elektronikë Samsung dhe LG që të mbyllin përkohësisht fabrikat e tyre në Korenë e Jugut.

Sipas “The Korea Herald”, Samsung mbylli linjën e montimit në fabrikat e saj të telefonave në kompleksin industrial Gumi në lindje të Koresë së Jugut, shkruan Indeksonline.

E njëjta fabrikë u detyrua të mbyllej shkurtimisht javën e kaluar pas një rasti të veçantë të Covid-19.

Ndërkohë, edhe LG ka marrë masa paraprake për të minimizuar rrezikun e transmetimit të koronavirusit në objektet e Koresë së Jugut.

“Korea Herald” raportoi se LG Innotek (e cila furnizon Apple-n për modulet e kamerave) ka pezulluar punën e tyre në Gumi, pasi sot një punonjës u testua pozitiv për virusin, kështu fabrika u detyrua të mbyllej për dezinfektim.