Samiti botëror i prodhimeve Hallall, Stambolli mirëpret mijëra prodhues

Samiti Botëror i Prodhimeve Hallall (WHSI) së bashku me Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC) do të fillojnë punën e tyre, nën patronatin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, me datën 23 nëntor.

57 ministra të po aq vendeve do të ndjekin samitin dhe ekspozitën.

Më shumë se 7,500 njerëz, 150 top firma, instiucione dhe organizata të ushqimeve hallall, turizmit hallall, financave islame, kimisë hallall, kozmetiës, ilaceve dhe produkteve medicionale nga më shumë se 80 shtete do të marrin pjesë në këtë event të rëndësishëm.

Gjatë ditëve të seminarit do të ketë punëtori me temat “Financat Islame”, “Industria e ushqimit hallall”, “Haxhi dhe Umra”, “Mjekësia, farmaceutika dhe kimikatet hallall”, “Jeta islame dhe tekstili hallall”.

Samiti do të nxjerrë në pah të ardhmen e sektorit hallall, ndërsa për këtë do të kujdesen 45 ekspertë.

Samiti do të zgjasë nga data 23 nëntor deri më 25 nëntor. /MESAZHI/