Jusuf është i mendimit se Evropa Perëndimore nuk është vend që duhet lakmuar me secilin aspekt të jetës. “Ka shumë gjëra të cilat Evropa Perëndimore mund t’i mësojë nga Evropa Lindore. Bashkëjetesa e këtyre traditave të ndryshme njëra pranë tjetrës është fakt që vlen të përmendet dhe shpresoj që kjo ecuri të vazhojë dhe që paqja dhe dashuria të mbizotërojnë gjithmonë”.
Duke theksuar se veprat e tij ka dashur t’i interpretojë edhe në gjuhët e Ballkanit, Yusuf tha se në koncertin në të cilin kishte performuar në vitin 2007 në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, kishte interpretuar ilahi edhe në gjuhë boshnjake.
Në lidhje me këtë, Yusuf u shpreh: “Në koncertin në të cilin performova në në vitin 2007 në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, e interpretova veprën time ‘Never Forget’, kushtuar viktimave të masakrës dhe ngjarjeve të llahtarshme të Srebrenicës. Në të ardhmen, mund të bëj diç edhe në gjuhën shqipe. Dua të bëj një gjë të tillë. Kultura shqiptare me të vërtetë është kulturë e pasur”.
Duke folur për përmbajtjen e veprave të tij, Yusuf nënvizoi se spiritualiteti i tyre mund të përqaset nga këndvështrime të ndryshme dhe se me vlerat e veprave të tij shpërndahen vlera dhe virtyte.
“Asnjëherë nuk jam marrë me aktivitete për imponimin e fesë. Unë përpiqem vetëm të shpërndaj vlera. Njerëzit mund t’i gjejnë prapavijat e besimeve, vlerat dhe rrugët e tyre. Secili i ka traditat e veta. Ato që janë të rëndësishme për mua janë të vërtetat, solidarizimi, dashuria dhe virtytet në nivel global”, tha Yusuf, duke shtuar se secili njeri ka një rol që mund ta luajë për ta bërë botën një vend më të mirë.
Artisti i famshëm i ilahive Sami Yusuf, ditën e nesërme do të perforomojë në koncertin në Arenën “Filipi i Dytë” në Shkup.