Pyetja që të gjithë shtruan ishte pse investitori më i madh i firmës nuk ka qenë pjesë e bordit në radhë të parë dhe që tashmë duket sikur është adresuar në një farë mënyre.
Pas rikthim polemik të ish-CEO të OpenAI Sam Altman në krye të kompanisë, kjo e fundit në përvjetorin e parë të ChatGPT njoftoi se Microsoft do ti bashkohet bordit drejtues të kompanisë si vëzhgues pa të drejta vote.
Pyetja që të gjithë shtruan ishte pse investitori më i madh i firmës nuk ka qenë pjesë e bordit në radhë të parë dhe që tashmë duket sikur është adresuar në një farë mënyre.
Në rikthimin e tij Altman u shoqërua nga bashkëthemeluesi i OpenAI Greg Brockman i cili merr rolin si president i kompanisë ndërsa Mira Murati që shërbej si CEO e përkohshme rimerr rrolin e saj si CTO.
Njoftimi konfirmoi gjithashtu bordin e ri përbërë nga ishte CEO i Salesforce Bret Taylor si kryetar i tij, ish Sekretarja e Thesarit Amerikan Larry Summers dhe Adam D’Angelo i cili ka qenë anëtar bordi dhe është bashkëthemelues dhe CEO i Quora.
Kur u largua Altman, u spekulua se D’Angelo a qenë në mbështetje të vendimit të bordit për shkak të një konflikti interesi që e sheh ChatGPT si konkurrues me Quora Quora Poe.
Në lidhje me shkarkimin e Altman nga OpenAI, D’Angelo tha se ka pasur keqkuptime mes anëtarëve të bordit.
Në të njëjtin njoftim zyrtar, kryetari i ri i OpenAI, Taylor, siguroi se kompania do të “përmirësojë strukturën e qeverisjes” dhe do të krijojë “një komitet të pavarur të Bordit për të mbikëqyrur një rishikim të ngjarjeve të fundit”, për hir të stabilitetit të organizatës.