Salmon në furrë me patate të vogla të ziera

Kjo është një pjatë e thjeshtë dhe e shijshme për gjithë pjestarët e familjes.

Përbërësit: salmon, patate të vogla, djathë Philadelphia me erëza, galetë, 3 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë çaji mustardë, lëngu i 1 limoni, kripë, piper dhe kaperi.

Përgatitja: Si fillim përziejmë mirë gjithë përbërësit e marinimit dhe ia shtojmë sipër filetove të salmoni të vendosur në tavë pjekje. I pjekim 200 C për 10 min, më pas i shtojmë sipër galetë dhe i pjekim dhe 15 min. Ndërkohë patatet e vogla i lajmë mirë, nuk i qërojmë pasi hahen me lëkurë dhe i vendosim të ziejnë rreth 20 min. Në një pjatë servirim salmonin, patatet e ziera ku i hedhim vaj ulliri dhe kripë e piper sipër. Patatet mund t’i shoqëroni dhe me kremin e djathit me erëza bashkë me salmonin. Ju bëftë mirë!