Roveshata, apo te njohura ndryshe edhe si “sallta” është sigurisht një nga veprimet më spektakolare në futboll.
Pioneri i kësaj akrobacie në fushën e lojës ka qenë braziliani Leonidas, në vitin 1932. Duhet thënë që nuk është nevoja të jesh futbollist klasi për ta bërë, thjesht duhet të gjesh momentin e caktuar dhe të kesh pak fat.
Cristiano Ronaldo shënoi për herë të parë në karrierë salltë në ndeshjen që Reali fitoi 3-0 ndaj Juventusit.
Një gol që ka hyrë në histori tashmë, por le të shohim se kush janë futbollistët e tjerë që kanë lënë gjurmë me salltat e tyre.