Një ndër frutat e këtij sezoni, dardhat, mund ti shfrytëzoni për një sallatë të shijshme që të jep ndjesinë e freskisë. Mësoni si ta përgatisni me anë të kësaj recete:
Përbërësit:
2-3 dardha të lara mirë
250 gramë spinaq
100 gramë misra të gatshëm
100 gramë djathë të bardhë të prerë kubikë
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë kafe me kripë
2 lugë gjelle me lëng limoni
Përgatitja:
Pasi kemi larë me ujë të bollshëm spinaqin,e presim me duar në copa të mëdha dhe e hedhim në një enë qelqi.
Sipër i shtojmë misrat e gatshëm (specifikisht për sallatë), dardhat e prerë kubikë,djathin, kripën, lëngun e limonit dhe i trazojmë mirë.
Nëse dëshironi mund ti shtoni edhe kopër. Sallata juaj është gati!/Mesazhi/