Përbërësit:
- 1 gotë kus kus
- 1 qepë të kuqe
- 250 gram domate
- 1 kastravec
- 1 tufë majdanoz
- 1 avokado
- 250 gram qiqra
- 1-2 limona
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 gota ujë të nxehtë
- Kripë
- nenexhik
Pregaditja:
Në një tenxhere shtoni ujin e nxehtë. Shtoni kripë dhe më pas kus-kusin.I lini për 10 minuta, ndërkohë që prisni perimet në kubikë.I shtoni perimet tek tenxherja dhe i shtoni të gjitha erëzat. Shtoni qiqrat, lëngun e limonit, pak lëkurë limoni, vaj ulliri dhe e përzieni mirë sallatën.Nëse dëshironi mund t’i shtoni më shumë lëng limoni.