Një sallatë e shijshme me speca të pjekur, e përsosur për t’u shërbyer në festa datëlindjesh apo gosti familjare.
Përbërësit:
4 speca të kuq
200 ml ajkë të thartë/shtalpë
200 ml majonez
150 gr djath edamer
4 vezë të ziera
kripë dhe piper i zi
Procedura:
Specat piqini, qërojini dhe pritini. Vezët ziejini shumë dhe pritini në kubikë të vegjël bashkë me djathin.
Shtalpën bëjeni bashkë me majonezën. Shtojuni vezët, specat e djathin.
Trazojini mirë të gjitha, kriposini, piperosini dhe vendosini të pushojnë në frigorifer për disa orë para servimit.