Sallatë me portokall, kopër dhe avokado – e lehtë dhe e shpejtë

Kjo recetë e thjeshtë e sallatës me portokall, kopër dhe avokado është e mbushur me perime të freskëta, bajame të pjekura dhe një salcë të shpejtë me mjaltë dhe agrume.

Nëse dëshironi të shtoni proteina, ju mund hidhni edhe përbërës të tjerë si salmoni, mishi i pulës ose karkalecat.

Ajo që i jep shijen e veçantë dhe e bën atë unike është kopra e freskët dhe gjethet e nenexhikut.

E shpejtë dhe e lehtë për t’u përgatitur, AgroWeb.org ju njeh më poshtë me recetën e plotë.
Përbërësit

  • 150g perime gjethe jeshile sipas dëshirës
  • 1 portokalle e prerë në kubikë
  • 1 avokado e prerë në kubikë
  • 1 qepë e vogël e prerë hollë
  • 1 tufë me kopër e prerë imët
  • 1 filxhan me nenexhik të copëtuar
  • 2/3 filxhan me bajame të thekura copëtuara

Përbërësit e saclës:

  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj lëng limoni
  • 1 lgj mjaltë
  • 1 lç mustardë
  • 1/2 lç kripë
  • 1/2 lç pluhur hudhre
  • 1/4 lç piper i zi

Përgatitja

Filoni duke përgatitur salcën. Bashkoni në një entë të gjithë përbërësit dhe rrihini derisa të kombinohen plotësisht.

Më pas vazhdoni duke bashkuar të gjithë përbërësit e sallatës në një tas.

Hidhni sipër salcën dhe përziejeni sallatën sa të gjithë përbërësit të bashkohen.

Shërbejeni menjëherë dhe shijojeni!