Ballina Kuzhinë Sallatë me makarona

Sallatë me makarona

Një ndër sallatat e mia të preferuara është ajo caprese dhe sot e kam sjellë në version bashkë me makarona. Kjo sallatë jo ka vetëm shije, por jep freski në tavolinën tuaj.

Përbërësit: 200 g pasta (spirale), domate të vogla, mozzarella, borzilok i freskët, hudhra, vaj ulliri, kripë dhe piper.

Përgatitja: Në tenxhere shtojmë ujin dhe vëmë makaronat të ziejnë. Ndërkëhë në një blender shtojmë gjethe borziloku diku një filxhan çaji gjethe, 1 thelpi hudhër, vaj ulliri, kripë, piper dhe formojmë një salcë borziloku. Pasi makaronat kanë zier, i kullojmë dhe në tenxhere shtojmë pak vaj ulliri, pak hudhër dhe i lëmë të skuqen së bashku për pak. Më pas shtojmë makaronat. I përziejmë mirë dhe mbyllim kapakun duke i larguar nga zjarri. Më pas makaronat pasi janë ftohur pak i hedhim te pjata e servirjes, shtojmë domatet qershi, djathin mozzarella dhe sipër salcën e borzilokut. Në fund mund të shtojmë dhe disa gjethe borziloku të freskët.

Exit mobile version