Nëse po kërkoni për receta të shëndetshme por që ju ngopin, atëherë duhet të provoni sallatën plot proteina me hikërr.
Mund ta shijoni në drekë apo edhe në darkë sa herë që dëshironi të përgatisni diçka të shpejtë dhe të lehtë.
Përveç shijes fantastike, kjo sallatë ndihmon të gjithë personat që vuajnë nga fryrja e organizmit, pasi është totalisht pa gluten!
Nga ana tjetër hikrra ka një indeks të ulët glicemie, e cila lejon trupin që ta përthithë ngadalë. Kjo e bën këtë drith perfekt për të gjithë personat që vuajnë nga diabeti.
Hikrra njihet nga të gjithë nutricionistët si një superushqim, për shkak të vlerave unike që ka edhe për personat e prekur nga sëmundjet e zemrës.
Duke qenë një drith i plotë, hikrra përmban fibrat e nevojshme të cilat bashkë me niacinën ndihmojnë trupit të parandalojë shfaqjen e problemeve me funksionimin e zemrës.
Në bashkëpunim me kompaninë Teuta, si ta përdorni këtë produkt fantastik si për të menaxhuar sëmundjet si diabeti, hipertensioni, por edhe probleme më të lehta si metabolizmi i dobët.
Mjafton të ndiqni këshillat e shpjeguar më poshtë dhe ta provoni që sot për t’u mrekulluar me shijen e saj.
Përbërësit
150g hikërr ( hikëror)
370ml ujë
Kripë
Piper i zi
1 kastravec
1 spec
200g domate qershi
½ tufë majdanoz i freskët
1 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja
Si fillim duhet të shpëlani me ujë të freskët hikrrën Teuta e ilustruar edhe me foto më poshtë, dhe t’i vendosni ato në një tenxhere me ujë.
Shtoni pak kripë dhe lëreni që të ziejë plotësisht. Kur të shikoni bulëza të formohen në sipërfaqen e ujit, atëherë ulni temperaturën e zjarrit dhe lëreni hikrrën edhe për 10-15 minuta të valojë.
Më pas mjafton që ta largoni nga zjarri dhe ta kulloni e ta lini të ftohet para se ta bashkoni me perimet.
Përgatisni perimet duke i prerë ato në copa të vogla dhe t’i bashkoni në një tas.
Marinojini perimet me vaj ulliri, kripë dhe piper të zi dhe lërini për të paktën 5 minuta. Kështu shija e tyre do të jetë akoma edhe më e fortë.
Më pas mjafton që të bashkoni hikrrën dhe ta spërkasni me majdanozin e grirë hollë për t’i dhënë edhe pak freski pjatës suaj.
Tani ju mbetet vetëm ta shijoni dhe të pasuroni trupin tuaj me vlera unike!