Sallatë e Shpejtë me Panxhar dhe Kastravec

Përbërësit

2 kastraveca mesatarë

1 -2 qepë të kuqe mesatare

4-6 rrepa të kuqe

9 gr kopër

3-4 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle uthull

gjysmë limoni i shtrydhur

1 lugë gjelle rigon

kripë

piper

Përgatitja

Pritini në feta të holla rrethore bashkë me lëkurën duke i vendosur në një enë të thellë.

Po kështu bëni edhe me rrepat e kuqe të cilat duhet t’i prisni në feta të holla deri në 3-4 milimetra.

Qëroni dhe grini edhe qepët sipas dëshirës tuaj për një shije më të fortë dhe shtojini tek ena e kastravecave.

Në këtë pikë shtoni tek ena edhe fijet e kopërit të fresjët të grirë.

Më pas në një enë të vogël hidhni vajin e ullirit, uthullën, lëngun e limonit, rigonin e grirë, kripën dhe piperin e zi të bluar.

Përziejini të gjithë erëzat mirë me vajin dhe shtojani sipër sallatës tuaj.

Vazhdoni me përzierjen për disa minuta dhe lëreni sallatën të pushojë pak në mënyrë që të thithë të gjithë shijen e erëzave dhe vajit.

Mund ta shijoni menjëherë ose t’a ruani në frigorifer për një vakt të tjetër.