Përbërësit: makarona (unë kam zgjedhur fusili), domate të vogla, mozzarella të vogla, patëllxhanë të pjekur, kungull të pjekur, ruccola, peshk ton, misra, ullinj të mbushur, vaj ulliri, kripë, hudhër pluhur dhe uthull.
Përgatitja: Ziejmë makaronat në ujë me kripë, i kullojmë dhe më pas i përziejmë me pak vaj ulliri. Patëllxhanët i pjekim të tigan zgare, bashkë me kungujt dhe i marinojmë me pak kripë, hudhër pluhur, vaj ulliri dhe shumë pak uthull. Më pas i shtojmë gjithë përbërësit e tjerë te makaronat. Shtojmë vaj ulliri dhe i përziejmë mirë të gjitha së bashku. Ju bëftë mirë!