Salcat apo sallatat e tilla janë detajet e shijshme që i duhen një tryeze.
Një recetë quhet e plotë kur ka balancën e duhur të shijeve të buta, krokante dhe atyre kremoze.
Ato dhurojnë pikërisht këtë të fundit, shijen kremoze dhe për të gjithë ju që pëlqeni sallatën ruse AgroWeb ju sugjeron një alternativë të ngjashme të saj.
Do ju kërkojë më pak përbërës dhe shumë më pak kohë, por do të përfitoni thuajse të njëjtën shije interesante.
Sa e athët aq edhe krokante me kastravecë turshi që do të kthehet shumë shpejt në të preferuarën tuaj.
Ndiqni recetën në vijim dhe përgatiteni edhe ju në shtëpitë tuaja.
Përbërësit
- 2 vezë
- 3 lugë gjelle majonezë
- 50 gr kastraveca turshi
- Gjysmë limoni
- Piper
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj salce AgroWeb ju këshillon të zieni vezët dhe të merrni nga to vetëm të verdhat e forta të ziera.
Ndërkohë grini kastravecët turshi hollë dhe bashkojini me të verdhat e vezëve që zjetë më parë.
Po në këtë moment shtoni edhe majonezën, lëngun e limonit dhe përzieni duke shtypur të gjithë masën në mënyrë që të krijoni salcën kremoze.
Bëjeni këtë derisa të gjithë përbërësit të jenë kompaktë dhe të njëtrajtëshëm.
Nëse dëshironi një shije pak më të freskët për salcën tuaj sipër shtojini edhe pak majdanoz të grirë hollë.
Salca juaj është gati dhe mund ta konsumoni menjëherë apo ta ruani të mbyllur në frigorifer për 2-3 ditë.
Shoqërojeni me pjata të tjera mishi apo sallata të ndryshme për t’i dhënë vakteve tuaja më shumë shije./