Hudhrat janë ato që i japin lezetin kuzhinës.
Aroma e tyre karakteristike, megjithëse shumë mund të mos e preferojnë, i jep gatimit një tjetër shije.
Ato janë edhe një vlerë e vërtetë për organizmin , prandaj mundohuni që herë pas here t’i bëni pjesë të vakteve tuaja.
Në recetën e sotme, ju tregojmë një mënyrë të thjeshtë se si t’i bëni gatimet tuaja akoma më të shijshme.
Përbërësit
4 thelpinj hudhër
1 lugë çaji kripë
250 ml vaj ulliri
50 ml lëng limoni
1 e bardhë veze
Përgatitja
Më pas në një mikser shtoni thelpinjtë e hudhrës, bashkë me sasinë e kripës.
Filloni t’i përzieni me shpejtësi të dy këta përbërës për disa sekonda.
Shtoni edhe vajin pak nga pak duke vazhduar me përzierjen e avashtë në mënyrë graduale.
Shtoni po kështu edhe lëngun e shtrydhur të një limoni të freskët dhe vazhdoni përzierjen, derisa e gjithë masa të jetë bashkuar me njëra tjetrën.
Në fund shtoni tek mikseri 1 ose 2 të bardha vezësh në varësi të sasisë së salcës që dëshironi të përgatisni e më pas përzieni përsëri.
Përzierja duhet të vazhdojë derisa salca të arrijë një dendësi të ngjashme me atë të majonezës.
Kur të jetë gati vendoseni në një enë të posacme për salca dhe ruajeni të mbyllur në frigorier ose konsumojeni menjëherë.
Shërbejeni me pjata mishi, siç është pula apo mishi i kuq.
Një mënyrë e mirë e shijimit të kësaj salce do të ishte lyerja e bukës së thekur.
Gjithashtu mund ta shtoni tek sallatrat e ndryshme në formën e salcës.
Ruajeni të mbyllur në frigorifer, për jo më shumë se një javë.