Mohamed Salah po kalon ndoshta në formën më të mirë të karrierës.
Ylli i Liverpoolit është lojtari kyç i Liverpoolin në ecurinë fantastike në Premierligë dhe Champions League.
Pasi i siguroi dje fitoren skuadrës së tij ndaj Sauthamptonit, ylli egjiptian i ka shokuar fansat me përgjigjen për të ardhmen e tij në skuadër.
“E ardhmja në Liverpool? Unë jam më shumë jashtë skuadrës, se brenda për momentin.
Tani jemi pothuajse në dhjetor dhe nuk kam marrë ende asnjë ofertë për të qëndruar në Liverpool nga viti 2025″ka thënë Salah.
“Faraoni” është në vitin e fundit të kontratës me “Reds” dhe deri tani nuk ka pasur asnjë zhvillim rreth vazhdimit të kontratës së tij.