Salah “pushton” rrugët e Kajros (Foto)

Mohamed Salah po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm, duke bërë që prej disa kohësh të eklipsojë edhe dy më të mirët e 10 viteve të fundit: Ronaldo e Messi.

Performancat e tij kanë bërë që çmimi i egjiptianit të shkojë rreth 240 milionë euro. Sigurisht që paraqitjet spektakolare që ka bërë janë ndjekur me shumë vëmendje në Egjipt, aty ku të gjithë tifozët e futbollit bëjnë tifo për të.

Pasioni që ka ngjallur Salah duket sidomos në Kajro, ku në çdo vend që hedh sytë sheh një foto, një poster ose një mural me fytyrën e tij./tch