Salah prioriteti i Barcelonës, Koeman e do me çdo kusht lojtarin

Ronald Koeman dëshiron një transferim ‘bombë’ nga Liverpool.

Trajneri holandez, Ronald Koeman, duket se dëshiron ta ndryshojë rrënjësisht skuadrën e Barcelonës.

Sipas raportimeve të ‘Express’, Koeman po synon transferimin e Mohamed Salah, transmeton lajmi.net.

Thuhet se Liverpool mund të përballen me një luftë për të mbajtur yllin e skuadrës, i cili ndaj Leeds mbrëmë shënoi het trik.

Mbetet të shihet nëse nga Barcelona do të ketë ndonjë ofertë për egjiptianin.