Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka sugjeruar se do të qëndrojë në klubin anglez pas largimit të trajnerit Juergen Klopp, tha egjiptiani të hënën.
Me largimin e Klopp pas gati nëntë vitesh dhe trajnerin e Feyenoordit, Arne Slot, i konfirmuar zyrtarisht si pasardhësi i tij, pasiguritë në lidhje me të ardhmen e Salah në Liverpool ishin rritur, me kontratën e tij që skadon në qershor 2025.
31-vjeçari ka qenë i lidhur me një lëvizje në ligën e Arabisë Saudite gjatë sezonit të. Golashënuesi më i mirë i Liverpool-it nuk ishte në formën më të mirë veçanërisht në fund të sezonit.
Megjithatë, të hënën, pasi Slot u shpall si trajneri i ri i Liverpool-it, Salah parashtroi ambiciet e skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm dhe dërgoi një mesazh ndarjeje për Klopp.
“Ne e dimë se trofetë janë ato që kanë rëndësi dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që kjo të ndodhë sezonin e ardhshëm”, ka shkruar Salah në një postim në rrjetet sociale. “Tifozët tanë e meritojnë dhe ne do të luftojmë”, ka thënë Salah.
Ai më pas ka dhënë një mesazh edhe për tashmë ish-trajnerin e tij, Jurgen Klopp.
“Ishte e mrekullueshme të ndaja të gjitha ato trofe dhe përvoja me ju gjatë 7 viteve të fundit”, ka shkruar Salah një foto të tij me ish-trajnerin e Liverpool-it. “Të uroj fat të mirë për të ardhmen dhe shpresoj që të takohemi përsëri”, ka shkruar sulmuesi nga Egjipti.