Ballina Artikuj “Sakrifica është e gjatë, prandaj mos u ngut në frytet e saj.

“Sakrifica është e gjatë, prandaj mos u ngut në frytet e saj.

Dr. Mustafa Mahmud (r.a)

Sa më të mëdha të jenë qëllimet, aq më e gjatë bëhet rruga…

Prandaj mos u largo prej derës, por zgjate sexhden, mos e ndërpre lotin, sepse ti nuk po kërkon për emër, apo medalje, por je duke kërkuar kënaqësinë e Pronarit të Arshit të Madh, kërkon Zotin e qiejve, kërkon të Madhërishmin, i Cili nuk mposhtet kurrë!

Këtë qëllim nuk e arrin asnjë kërkues, veçse pasi të sprovohet e të provohet dhe të arrijë sinqeritetin e tij; të dëshmojnë melaiket për pozitën dhe engjëjt e lartë për çiltërsinë e tij.

Si të shoqërohen melaiket e afërt, përveçse nga individët fisnikë, të cilët zbukurohen me moralin e tyre!

___________________

Dr. Mustafa Mahmud, nga libri “Enashid el-ithm vel-beraeti”

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja

Exit mobile version