Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Saimir Tahiri donte të shkonte në Mekë…

Saimir Tahiri donte të shkonte në Mekë…

Një udhëtim 1-ditor në Gjermani, i ka kushtuar Saimir Tahirit bllokimin e pasaportës nga ana e gjykatës, pas një kërkesë të Krimeve të Rënda, aty ku po shoshitet dosja e tij për lidhjet e dyshuara me trafikun e drogës.

Ishte Top Channel që “ndoqi” rrugëtimin e Tahirit drejt Gjermanisë, për ta trajtuar si një precedent lirie me rrezikshmëri, në kushtet e një hetimi ndaj tij.

Gjithashtu Tahiri ka shprehur së fundi, në një rreth të ngushtë shoqëror, edhe dëshirën për të udhëtuar drejt Mekës, në kryerjen e një rituali fetar të quajtur Umra.

Por me vendimin për t’i bllokuar pasaportën deri në përfundimin e plotë të hetimeve, ai privohet të dalë nga Shqipëria, duke iu gëzuar për momentin vetëm të qënit jashtë hekurave të burgut, ndaj të cilave nuk ngurroi ta shprehë në publik ankthin e tij.

Exit mobile version