Sahiti: Fitore e rëndësishme, ia dedikojmë trajnerit Challandes

Muharrem Sahiti është deklaruar i lumtur për fitoren 1:0 të Kosovës ndaj Moldavisë

“Fitore e rëndësishme, kjo na është dashur, pas një viti të vështirë”, ka deklaruar Sahiti, përcjell lajmi.net.

“Kemi pasur raste, ata nuk i lejuam të krijojnë raste, ne tona nuk i shfrytëzuam, dhe gjërat u vështirësuan, sidomos pas kartonit të kuq”.

“Në këtë ndeshje nuk kemi qenë komod, pasi kemi pasur kundër një skuadër që di të mbrohet, ata janë përmirësuar shumë në mbrojtje”.

Ai në fund tha se këtë fitore ia dedikon trajnerit Bernard Challandes, i infektuar me COVID-19.