“Sahihu i Buhariut” nuk sygjerohet për masat e gjëra të besimtarëve!

Hoxhë Halil Avdulli

▪️Arsimimi dhe edukimi i rregullt fetarë, i cili do të na udhëheqte drejtë rrugës së mbarë, është të kthehemi te Kur’ani dhe ta bëjmë atë shtyllë të jetës sonë mendore dhe shpirtërore derisa të mbushemi me të, pastaj t’i kthehemi synetit-praktikës së Pejgamberit a.s., jetës, karakterit dhe urtësive të tij.
▪️Nuk lejohet, nuk është e rregullt, një musliman apo muslimane të flasë për synetin, pa ditur asgjë dhe pa patur aspak përvojë me Kur’anin fisnik.
▪️ Është fenomen shqetësues rekomandimi i Koleksionit të Haditheve të Imam Buhariut që njihet si “Sahihu i Buhariut” për besimtarët e zakonshëm. Sidomos (pa komentin e Haxherit). Kjo përfaqëson një sfidë, sepse ky koleksion është menduar kryesisht për ata që kanë një formim dhe përgatitje të specializuar në fushën e shkencave islame që kanë begraund të mjaftueshëm për të kuptuar drejtë hadithet dhe synetet e Pejgamberit aljehi selam.
▪️Ibn Vehbi thoshte: Sikur të mos më shpëtonte Zoti me Malikun dhe Lejthin, do të kisha humbur.
Iu tha: Si ashtu? Tha: hyra në hadithe dhe e teprova sa që kisha shumë dilema.
Pastaj fillova të konsultohem me Malikun dhe Lejthin dhe ata më thonin: Merre këtë hadith, lëre këtë tjetrin, e keshtu me radhë..

Hoxhë Halil Avdulli