Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sadiq Khan: Vendimi i Trumpit i turpshëm dhe mizor

Sadiq Khan: Vendimi i Trumpit i turpshëm dhe mizor

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan e quajti të turpshëm dhe mizor vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA të shtetasve të shtatë vendeve me shumicë muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ndalimi i presidentit Trump që ka të bëjë për refugjatët dhe migrantët nga disa vende të caktuara është i turpshëm dhe mizor”, tha Khan në reagimin me shkrim. Sipas tij, edhe pse secili vend ka të drejtë të përcaktojë politikën e migracionit kjo politikë e re e SHBA-ve në mënyrë të qartë ndërhyn në lirinë dhe tolerancën të cilat janë bazë e vlerave amerikane.

Exit mobile version